Reshjet e shiut në Vlorë, Ahmetaj: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, nisur nga situate e rënduar për shkak të motit të keq u ka bërë thirrje banorëve të Vlorës që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme. Përmes një postimi në rrjetet socia...
Reshjet e shiut në Vlorë, Ahmetaj: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme
Foto: Reshjet e shiut në Vlorë, Ahmetaj: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, nisur nga situate e rënduar për shkak të motit të keq u ka bërë thirrje banorëve të Vlorës që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ahmetaj shkruan se intitucionet qendrore dhe ato lokale janë angazhuar maksimalisht për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situates”, shkruan ai.