Pushimet nga puna godasin të gjithë sektorët në Evropë

Inflacioni i qëndrueshëm, rritja e normave të interesit dhe perspektiva e paparashikueshme ekonomike po provokojnë më shumë kompani që të pushojnë punonjësit në Evropë. Shkurtimet e vendeve të punës p...
Pushimet nga puna godasin të gjithë sektorët në Evropë
Foto: Pushimet nga puna godasin të gjithë sektorët në Evropë

Inflacioni i qëndrueshëm, rritja e normave të interesit dhe perspektiva e paparashikueshme ekonomike po provokojnë më shumë kompani që të pushojnë punonjësit në Evropë.

Shkurtimet e vendeve të punës po rriten në kontinent, veçanërisht me vendimet e fundit të kompanive të telekomit.

Pushimet nga puna po prekin pothuajse çdo sektor në Evropë – në veçanti teknologjinë, prodhimin dhe automobilat.

Vodafone njoftoi javën e kaluar se do të pushojë nga puna 11,000 punonjës gjatë tre viteve të ardhshme për të ulur kostot dhe për të përshpejtuar rritjen.

Kompania e cila ka 104,000 punonjës në mbarë botën, njoftoi në mars se po planifikon të shkarkojë 1,000 punonjës në Itali dhe 1,300 të tjerë në Gjermani.

BT, një kompani që dëshiron të ulë edhe kostot e saj, po planifikon të pushojë nga puna 40,000 deri në 55,000 punonjës deri në vitin 2030.

Numri i përgjithshëm i punonjësve të saj do të ulet nga 130,000 në 75,000-90,000 që nga viti 2030.

Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomit Ericsson do të shkurtojë gjithashtu numrin e punonjësve në mbarë botën me 8,500, ndërsa prodhuesi zviceran i aksesorëve kompjuterikë Logitech njoftoi në mars të pushojë nga puna 300 njerëz.

Nokia po planifikon të pushojë nga puna 208 punonjës.

Sektori i automobilave

Volvo, Peugeot, Citroen, Fiat, Jeep, Alfa Romeo dhe Maserati janë ndër kompanitë që planifikojnë të shkarkojnë punonjësit e tyre.

Volvo suedeze po planifikon të riorganizojë operacionet e prodhimit të autobusëve dhe të pushojë nga puna 1600 punonjës.