Procesi i rivlerësimit të pronave/ Kryeqytetasit më të interesuar. Deri më tani vlera e rivlerësimeve është 3.3 miliardë lekë

Deri në fillim të dhjetorit të këtij viti ishin 56 mijë qytetar që kishin aplikuar për të rivlerësuar pronat ku vetëm 27 mijë e 407 prej tyre kishin bërë pagesën. Numri i aplikimeve është dukshëm më i...
Procesi i rivlerësimit të pronave/ Kryeqytetasit më të interesuar. Deri më tani vlera e rivlerësimeve është 3.3 miliardë lekë
Foto: Procesi i rivlerësimit të pronave/ Kryeqytetasit më të interesuar. Deri më tani vlera e rivlerësimeve është 3.3 miliardë lekë

Deri në fillim të dhjetorit të këtij viti ishin 56 mijë qytetar që kishin aplikuar për të rivlerësuar pronat ku vetëm 27 mijë e 407 prej tyre kishin bërë pagesën. Numri i aplikimeve është dukshëm më i ulët se në vitet e kaluara kur është bërë një amnisti e tillë, dhe më pak aplikime janë regjistruar në prill të këtij viti, në periudhën e karantinës.

Sipas të dhënave zyrtare përgjatë viteve 2011-2013 rivlerësimi u bë për 95 mijë pasuri dhe gjeneroi në buxhet 4 miliard lekë dhe kishte tatim 1%, ndërsa rivlerësimi i dytë në vitet 2016-2017 me tatim 2% u bë për 63 mijë pasuri dhe gjeneroi 5,1 miliard lekë në buxhet.

Kjo diferencë në interesin e qytetarëve për rivlerësim përveç pandemisë sipas vlerësuesve të pasurive është ndikuar edhe nga tatimi i lartë që është 3% për pronën dhe 5% për biznesin. Nëse rivlerësimi do të mbyllej në shtator të këtij viti siç u parashikua në fillim as 40% e pritshmërive nuk do të ishte realizuar.

Por cilat janë qytetet që kanë shfaqur më shumë interes?

Kryeson qarku i Tiranës me mbi 24 mijë e 675 kërkesa të bëra për rivlerësimin e pronës, e ndjekur nga Durrësi me 7011 aplikime, Vlora me 2665 aplikime më pas Elbasani me 2564 kërkesa. Nga ana tjetër qytetet që kanë shprehur më pak interes për këtë amnisti janë Hasi me vetëm 28 aplikime, 46 Tropoja, 50 Puka dhe 56 Kolonja.

Qytetarët nga rivlerësimi përfitojnë në momentin e shitjes së pronës, pasi nëse një banesë është blerë 100 mijë euro dhe pronari do e shiste për 120 mijë euro ai do të paguante 15% tatim  për diferencën prej 20 mijë eurosh, që është 3 mijë euro.

Ndërsa tanimë qytetari paguan 3% tatim ose 600 euro për rivlerësimin e pronës dhe kur e shet nuk paguan më tatim. Afati zyrtar për të kryer këtë proces përfundon në 30 shtator 2021.

APLIKIMI NDËR VITE

Vitet 2011-2013           95 mijë rivlerësime pronash

 Vitet 2016-2017          63 mijë rivlerësime pronash

 Dhjetor 2020               56 mijë aplikime

MË SHUMË RIVLERËSIME

Tiranës                24,675 aplikime

Durrësi                7011 aplikime

Vlora                   2665 aplikime

Elbasani              2564 aplikime

ME PAK RIVLERËSIME

Hasi                 28 aplikime

Tropoja           46 aplikime

Puka                 50 aplikime

Kolonja            56 aplikime

PRONA PA RIVLERËSUAR

Prona blihet                                    100 mijë €

Prona shitet                                    120 mijë €

Diferenca                                         20 mijë €

Tatimi 15%                                       3 mijë €  

PRONA E RIVLERËSUAR

Prona blihet                                    100 mijë €

Prona shitet                                    120 mijë €

Diferenca                                         20 mijë €

Tatimi 3%                                           600 €  / Eliza Gjediku