ONM kërkon shkarkimin e Prokurores Elisabeta Imeraj

ONM ka kërkuar që të ankimojnë në Komisionin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt.  Në dokumentacionin e dërguar që të rivlerësohen edhe njëherë gjetjet dhe fa...
ONM kërkon shkarkimin e Prokurores Elisabeta Imeraj
Foto: ONM kërkon shkarkimin e Prokurores Elisabeta Imeraj

ONM ka kërkuar që të ankimojnë në Komisionin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt. 

Në dokumentacionin e dërguar që të rivlerësohen edhe njëherë gjetjet dhe faktet e paraqitura gjatë seancës dëgjimore, nga vetë vëzhguesi Theo Jacobs.

Sipas ONM-së, për ish-bashkëshortin dhe ish-kunatin e saj, ka të dhëna të forta se janë dënuar për Trafikim të qenieve njerëzore dhe organizim prostitucioni në Romë të Italisë në vitin 2002. Vetë Imeraj e ka hedhur poshtë një fakt të tillë duke pretenduar se bëhet fjalë për dy persona të tjerë me të njejtët emra.

Por sipas dokumenteve të publikuara, pretendimi i ONM-së për trafikimin e qenieve njerëzore duket se është i pabazë, pasi vendimi i Gjykatës së Romës tregon Agron Bajri, ish-bashkëshorti i Imerajt s’ka qenë i dënuar asnjëherë në Itali.

Një ditë më parë, ONM i rekomandoi të hënën Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës.

ONM-ja shprehet se një kredi prej dy milion lekësh e marrë prej saj dhe bashkëshorti i saj, me të cilin është divorcuar në vitin 2019 është tejet e dyshimtë. Gjithashtu përmend edhe një çështje që përfaqësuesit e saj e kishin ngritur dhe gjatë procesit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.