Nga vizita zyrtare në Itali te Forumi i Paqes në Paris, Rama ndan fotoalbumin e javës

Një javë e ngjeshur ka qenë kjo për kryeministrin Edi Rama i cili ka pasqyruar disa prej aktiviteteve që ka kryer përmes një fotoalbumi në rrjete sociale. Gjatë javës së shkuar kryeministri ...
Nga vizita zyrtare në Itali te Forumi i Paqes në Paris, Rama ndan fotoalbumin e javës
Foto: Nga vizita zyrtare në Itali te Forumi i Paqes në Paris, Rama ndan fotoalbumin e javës

Një javë e ngjeshur ka qenë kjo për kryeministrin Edi Rama i cili ka pasqyruar disa prej aktiviteteve që ka kryer përmes një fotoalbumi në rrjete sociale.

Gjatë javës së shkuar kryeministri Edi Rama zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare, në Itali, ku u mikprit në takim nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në zyrën e saj, në Palazzo Chigi, Romë.

Pas takimit mes tyre, Kryeministri Rama dhe Kryeministrja e Italisë Meloni dhanë një deklaratë për shtyp dhe më pas u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit, midis qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për fuqizimin e bashkëpunimit për çështjen e emigracionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama në këtë vizitë ishin edhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar.

Të martën, Rama, mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Durrës, pjesë e një cikli takimesh, të cilat i paraprijnë Kongresit të Partisë Socialiste që do të mbahet në fillim të muajit dhjetor.

Gjatë kësaj jave, kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris. Së bashku me bashkëshorten  e tij, Linda Rama morën pjesë në darkën zyrtare në Pallatin Élysée të shtruar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Sakaq Rama zhvilloi një takim në zyrat e UNESCO-s me Drejtoren e Përgjithshme, Audrey Azoulay.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/897221981773464?ref=embed_post