Nga Mesi e Mbape te humbjet e fundit në grupe, ja statistikat më të veçanta të supersfidës PSG-Juventus

PSG pret Juventusin në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve për këtë sezon të ri. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat dhe kuriozitetet më të veçant...
Nga Mesi e Mbape te humbjet e fundit në grupe, ja statistikat më të veçanta të supersfidës PSG-Juventus
Foto: Nga Mesi e Mbape te humbjet e fundit në grupe, ja statistikat më të veçanta të supersfidës PSG-Juventus

PSG pret Juventusin në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve për këtë sezon të ri. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat dhe kuriozitetet më të veçanta që duhet të dini për këtë supersfidë.

– Juventusi ka humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit europiane kundër ekipeve franceze (7 fitore dhe 2 barazime). E vetmja disfatë ka ardhur pikërisht në tokën transalpine, 1-0 me Lionin, në shkurt 2020.

– Ky është sezoni i 11-të radhazi për PSG-në që kualifikohet në grupet e Champions-it. Mes klubeve franceze, vetëm Lioni ka regjistruar një seri më të gjatë (12 sezone, nga 2000- 2001 deri më 2011-2012). PSGja gjithashtu ka kaluar gjithmonë fazën e grupeve në secilën prej 10 sezoneve të mëparshme, ndërkohë që hera e fundit që është eliminuar daton më 2004-2005.

– Juventusi është kualifikuar në Champions për të 11-tin sezon radhazi. “Zonja e Vjetër” është kualifikuar në tetë sezonet e fundit radhazi për në 1/8-at, me përjashtim të 2013-2014-ës

– Ky është sezoni i 23-të në Champions për Juventusin. Në 22 precedentë, bardhezinjtë e kanë humbur vetëm një herë ndeshjen e parë të turneut (13 fitore dhe 8 barazime), 3-0 në Barcelonë, në sezonin 2017- 2018.

– PSG-ja ka humbur vetëm një nga 30 ndeshjet e fundit në shtëpi, në gazën e grupeve të Champions-it (24 fitore dhe 5 barazime): humbje 2-1 ndaj Mançester Junajtidit në tetor 2020.

– Juventusi ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions, ndërsa i ka humbur dy të tjerat: 2-0 me Barcelonën në tetor 2020 dhe 4-0 në transfertë me Çelsin, në nëntor 2021.

– Kilië Mbape shënon gol prej 4 ndeshjesh radhazi në Champions. Ai nuk ka shkuar kurrë në pesë ndeshje, ndonëse te PSG-ja diçka të tillë e ka bërë Nejmar në vitin 2017.

– Lionel Mesi ka shënuar 72 gola (nga 76) në 69 ndeshje si titullar i fazës së grupeve në Champions. 76 golat e tij në total në grupe janë një rekord i turneut, me argjentinasin që vjet realizoi 5 gola në 5 ndeshje në fazën e grupeve me Parisin, që të gjithë në “Parkun e Princave”./panoramasport