Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Meta: Dënoj me forcë shkeljen e sigurisë kombëtare, vendimi i qeverisë i vonuar

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale Meta shkruan se dënon me forcë shkeljen e sigurisë kombëtare të Shq...
Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Meta: Dënoj me forcë shkeljen e sigurisë kombëtare, vendimi i qeverisë i vonuar
Foto: Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Meta: Dënoj me forcë shkeljen e sigurisë kombëtare, vendimi i qeverisë i vonuar

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale Meta shkruan se dënon me forcë shkeljen e sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit.

Sipas Metës vendimi i sotëm i qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të # Shqipërisë me

@NATOdhe BE-së, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.” shkruan Meta.