Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Sot është mbajtur Mbledhja Plenare e Sesionit të 66-të Vjetor, të Asamblesë Parlamentare NATO-s, ku ka marrë pjesë deputetja Mimi Kodheli dhe Sekretari i Përgjithshëm NATO, Jens Stolenberg. Mësohet se...
Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Foto: Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Sot është mbajtur Mbledhja Plenare e Sesionit të 66-të Vjetor, të Asamblesë Parlamentare NATO-s, ku ka marrë pjesë deputetja Mimi Kodheli dhe Sekretari i Përgjithshëm NATO, Jens Stolenberg.

Mësohet se deputetja shqiptare Mimi Kodheli është zgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, dhe është e para shqiptare e zgjedhur në këtë post.

Screenshot_8_copy.jpg

Mimi Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono­mike prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.

Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kom­bëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall. Mimi Kodheli në vitin 2013 zgjidhet Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë.