Kurti uron Pashkët: Kemi nevojë për besim, që t’i kalojmë të gjitha pengesat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. Kryeministri Kurti ka thënë se më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërs...
Kurti uron Pashkët: Kemi nevojë për besim, që t’i kalojmë të gjitha pengesat
Foto: Kurti uron Pashkët: Kemi nevojë për besim, që t’i kalojmë të gjitha pengesat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Kryeministri Kurti ka thënë se më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t’i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t’i kremtojmë arritjet me gëzim

“Le t’ia përkujtojmë njëri-tjetrit se me më shumë vendosmëri e besnikëri, të inkurajuar nga shpresa e të mbrujtur nga përkushtimi, së bashku, ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit dhe solidaritetit. Le të frymëzohemi nga gëzimi që vjen pas sakrificës së madhe, nga gëzimi i ringjalljes, nga kumti i Pashkës për më shumë përgjegjësi dhe unitet”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka shkruar se festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme, ku jeta mposht vdekjen dhe drita mposht errësirën. Ajo evokon devocionin dhe tregon rrugën e ripërtëritjes dhe rilindjes. Na inspiron për të arritur fitoren e së mirës mbi të keqen me fuqinë e shpirtit tonë.