Kokalari sërish kundër Berishës/ Bashkimi do vi, për këtë mos kini asnjë dyshim, por fatkeqësisht nuk do ta sjellë Berisha

Dmth, demokratët e rithemelimit preferojnë më mirë të bashkohen me Ilir Metën se me demokratët që thjeshtë për besnikëri (e drejta e tyre), ndenjën me Lul Bashën gjatë foltoreve!! Për votat nuk flas m...
Kokalari sërish kundër Berishës/ Bashkimi do vi, për këtë mos kini asnjë dyshim, por fatkeqësisht nuk do ta sjellë Berisha
Foto: Kokalari sërish kundër Berishës/ Bashkimi do vi, për këtë mos kini asnjë dyshim, por fatkeqësisht nuk do ta sjellë Berisha

Dmth, demokratët e rithemelimit preferojnë më mirë të bashkohen me Ilir Metën se me demokratët që thjeshtë për besnikëri (e drejta e tyre), ndenjën me Lul Bashën gjatë foltoreve!!

Për votat nuk flas më, sepse Berisha do ta ketë trajnuar Lulin vetë dhe ju të gjithë keni fituar imunitet kundrejt abuzimit të të drejtave që keni, por faktin që preferoni Ilir Metën në vënd të gjysmës tjetër, më lë pa fjalë.

Në fakt, të vetmen gjë patriotike që Berisha duhet të bënte tashti, do të ishte të bashkonte demokratet, të shëronte plagët dhe të rindërtonte opozitën e djathtë, dhe ta drejtonte në zgjedhjet e 14 Majit. Ndërkohë, ai thjeshtë thelloi copëtimin dhe bëri pakt me djallin (në kuptim ideologjik por dhe duke patur parasysh interesat e Metës karshi PDsë, sidomos në një kohë kaq vulnerabile që është partia).

Bashkimi do vi, për këtë mos kini asnjë dyshim, por fatkeqësisht nuk do ta sjellë Berisha.

Fundjavë të mbarë të gjithëve, pa dallim klanesh.