Kafe apo çaj jeshil në mëngjes ja kë duhet të zgjidhni…

Kur bëhet fjalë për përmirësimin e shëndetit me anë të dietës ushqimore, çaji jeshil është padyshim pija më e preferuar e mëngjesit për shumë njerëz të famshëm dhe të thjeshtë. Dhe e gjithë kjo për nj...
Kafe apo çaj jeshil në mëngjes ja kë duhet të zgjidhni…
Foto: Kafe apo çaj jeshil në mëngjes ja kë duhet të zgjidhni…

Kur bëhet fjalë për përmirësimin e shëndetit me anë të dietës ushqimore, çaji jeshil është padyshim pija më e preferuar e mëngjesit për shumë njerëz të famshëm dhe të thjeshtë.

Dhe e gjithë kjo për një arsye: Çaji jeshil përmban përfitime të shumta shëndetësore që i kalojnë ato të llojeve të tjera të çajit ose kafes.

Përse duhet të zgjidhni çajin jeshil në vend të kafes për një mëngjes të shëndetshëm.

Do të kesh kujtesë të fortë edhe në moshë të vjetër? Çaji jeshil mund t’ua plotësojë dëshirën. Studiemt kanë treguar se çaji jeshil është i pasur me disa përbërës kristalizues që mund të shkojnë në tru dhe të mbrojnë neuronet (qelizat nervore). Çaji jeshil mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e sëmundjes së alcejmerit, një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së kujtesës.
Nëse po planifikoni të dobësoheni, çaji jeshil mund të jetë zgjidhja e duhur. Studiuesit kanë zbuluar se çaji jeshil ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe rënies në peshë. Një studim i kryer tek disa gra dhe burra obezë zbuloi se personat që kishin pirë 4 filxhanë me çaj jeshil në ditë për dy muaj kishin pësuar një rënie të konsiderueshme në peshë, krahasuar me ata që kishin konsumuar pije të tjera.

Kjo pije fantastike mban gjithashtu dhëmbët dhe mishrat të shëndetshëm dhe largon erën e keqe të gojës. Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se çaji jeshil ka veti antibakteriale dhe mund të luftojë baktere të ndryshme që shkaktojnë prishje të dhëmbëve.
Ai shërben edhe si larës goje, ku mund të reduktojë pllakën bakteriale dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.