ILO: Ngadalësimi ekonomik do detyrojë punëtorët të pranojnë punë me profile më të ulëta. Po në Shqipëri?

Ngadalësimi aktual ekonomik global ka të ngjarë të detyrojë më shumë punëtorë të pranojnë punë me cilësi më të ulët, të paguara dobët, të cilave u mungon siguria e punës dhe mbrojtja sociale, duke the...
ILO: Ngadalësimi ekonomik do detyrojë punëtorët të pranojnë punë me profile më të ulëta. Po në Shqipëri?
Foto: ILO: Ngadalësimi ekonomik do detyrojë punëtorët të pranojnë punë me profile më të ulëta. Po në Shqipëri?

Ngadalësimi aktual ekonomik global ka të ngjarë të detyrojë më shumë punëtorë të pranojnë punë me cilësi më të ulët, të paguara dobët, të cilave u mungon siguria e punës dhe mbrojtja sociale, duke theksuar kështu pabarazitë e përkeqësuara nga kriza COVID-19, sipas një raporti të ri të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Raporti gjithashtu parashikon që rritja globale e punësimit do të jetë vetëm 1.0 përqind në 2023, më pak se gjysma e nivelit në 2022.

Po në Shqipëri?

Dritan Mezini, drejtues i Duapune.com, thotë për Monitor se, aktualisht punonjësit janë të orientuar drejt profesioneve të tyre specifike, duke lënë pas kohën kur sapo diplomoheshe dhe punoje në call center apo të ngjashme janë profesionit aktual.

Por sipas tij, kërkesat për punë specifike bashkuar me emigracionit në rritje, kanë sjellë atë që tregu ka mungesa.

Z. Mezini thotë se në Shqipëri, efektet e krizës ekonomike ku punonjësit do pranojnë punë me profile më të ulëta pritet të vijë shpejt. Kjo për disa arsye.

Sipas tij, ka shumë të rinj që ikin jashtë dhe përballen me jetesë të shtrenjtë dhe i detyron të kthehen sërish në atdhe. Rikthimi dhe vështirësitë financiare shoqërohen shpesh me pranimin e punëve të profileve të ulëta.

Megjithatë, sipas tij, më shumë se sa papunësia, Shqipëria në 2023 po sfidohet me mungesën e fuqisë punëtore, shumë biznese do mbyllen dhe do kenë efekte zinxhir.

Raporti tregon se, papunësia globale është planifikuar të rritet lehtë në 2023, me rreth 3 milionë, në 208 milionë (që korrespondon me një normë të papunësisë globale prej 5.8%).

Përveç papunësisë “cilësia e punës mbetet një shqetësim kyç”, thotë raporti, duke shtuar se “Puna e denjë është thelbësore për drejtësinë sociale”. Hendeku global i vendeve të punës ishte 473 milionë në vitin 2022, rreth 33 milionë mbi nivelin e vitit 2019./Monitor