Ibra, “star” në Itali, merr propozimin e bujshëm të karrierës

Një “hit” i vërtetë i kapërcyellit mes dy viteve, i cili, nëse konfirmohet, do të ishte vërtet i bujshëm, shkruan Arena Sport Albania.Zlatan Ibrahimovic në Festivalin e Sanremos 2021. Sigurisht, jo si...
Ibra, “star” në Itali, merr propozimin e bujshëm të karrierës
Foto: Ibra, “star” në Itali, merr propozimin e bujshëm të karrierës

Një “hit” i vërtetë i kapërcyellit mes dy viteve, i cili, nëse konfirmohet, do të ishte vërtet i bujshëm, shkruan Arena Sport Albania.
Zlatan Ibrahimovic në Festivalin e Sanremos 2021. Sigurisht, jo si konkurrent. Siç raportohet nga “Dagospia”, negociatat për ta sjellë yllin e Milanit në skenën e Teatrit Ariston kanë përparuar mirë.

Ai do të mbështeste çiftin prezantues Amadeus-Fiorello në një nga mbrëmjet e eventit gjigant të muzikës italiane. Festivali do të vihet në skenë nga 2 deri më 6 mars.

Bashkë me Ibrën mund të mbërrijë edhe një surprizë tjetër, e lidhur me praninë e Gerry Scotti, tashmë një hap larg pjesëmarrjes vitin e kaluar. Kujtojmë se vitin e kaluar, të ftuar të këtij “soji” ishin edhe Alketa Vejsiu dhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Kuptohet, synimi është rritja e audiencës së festivalit të njohur, të cilin shqiptarët e shohin me shumë frymëzim.