Goditën me grusht ish-shefin e komisariati në Dibër, në hetim dy persona

Dy persona janë vënë nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj ish-shefit të Komisariatit në Dibër Robert Aga. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur Robert Aga, pasi kur ai isht...
Goditën me grusht ish-shefin e komisariati në Dibër, në hetim dy persona
Foto: Goditën me grusht ish-shefin e komisariati në Dibër, në hetim dy persona

Dy persona janë vënë nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj ish-shefit të Komisariatit në Dibër Robert Aga.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur Robert Aga, pasi kur ai ishte shef i Qarkullimit kishte gjobitur Bekim Agollin e Rubin Murrjan.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për  shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰,  në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.