E FUNDIT/ Trump letër Ramës: “Faleminderit për memorandumin e mirëkuptimit për sigurinë 5G”

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar letrën që i ka dërguar Presidenti amerikan Donald Trump, në të cilën e përgëzon kreun e qeverisë shqiptare, për memorandumin e sigurisë për rrjetin 5 G, si dhe e ...
E FUNDIT/ Trump letër Ramës: “Faleminderit për memorandumin e mirëkuptimit për sigurinë 5G”
Foto: E FUNDIT/ Trump letër Ramës: “Faleminderit për memorandumin e mirëkuptimit për sigurinë 5G”

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar letrën që i ka dërguar Presidenti amerikan Donald Trump, në të cilën e përgëzon kreun e qeverisë shqiptare, për memorandumin e sigurisë për rrjetin 5 G, si dhe e këshillon që Shqipëria t’a zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem.

“Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.”  -shkruan Presidenti Trump në letrën drejtuar Kryeministrit Shqiptar.

Statusi plotë

MIRËMËNGJES