Çështja Gërdeci/ Mbahet sot seanca e radhës për ish-ministrin Mediu

Mbahet këtë të mërkurë seanca e radhës në GJKKO për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Çështja Gërdeci/ Mbahet sot seanca e radhës për ish-ministrin Mediu

Mbahet këtë të mërkurë seanca e radhës në GJKKO për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 9:00.

 
Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedia që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.