“Çdo ndryshim tjetër cënon pabarazinë në zgjedhje”/ Opozita propozon amendamentin për listat e hapura

Opozita e Bashkuar ka zbardhur amendamentin në mbledhjen e Këshillit Politik që po zhvillohet aktualisht, duke paraqitur qëndrimin që neni 64 i Kushtetutës nuk ka nevojë të ndryshohet. Opozita ka para...
“Çdo ndryshim tjetër cënon pabarazinë në zgjedhje”/ Opozita propozon amendamentin për listat e hapura
Foto: “Çdo ndryshim tjetër cënon pabarazinë në zgjedhje”/ Opozita propozon amendamentin për listat e hapura

Opozita e Bashkuar ka zbardhur amendamentin në mbledhjen e Këshillit Politik që po zhvillohet aktualisht, duke paraqitur qëndrimin që neni 64 i Kushtetutës nuk ka nevojë të ndryshohet.

Opozita ka paraqitur sot në Këshillin Politik qëndrimin që i vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Ky amendament duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në Parlament si një paketë e vetme.

Gjithashtu opozita ka rikonfirmuar se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje.

Më tej, opozita ka theksuar në mbledhjen e Këshillit Politik se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njënashme të nga njëra palë, për ti shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme.