Brazili publikon listën e lojtarëve për Kupën Botërore 2022

Është publikuar skuadra e Kombëtares së Brazilit në futboll, para Kupës Botërore FIFA 2022 që do të zhvillohet në Katar. Brazili me pesë trofe të fituara është kombëtarja më e suksesshme në historinë ...
Brazili publikon listën e lojtarëve për Kupën Botërore 2022
Foto: Brazili publikon listën e lojtarëve për Kupën Botërore 2022

Është publikuar skuadra e Kombëtares së Brazilit në futboll, para Kupës Botërore FIFA 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Brazili me pesë trofe të fituara është kombëtarja më e suksesshme në historinë e turneut, ndërsa nga viti 2002, kur arriti të fitojë kupën botërore, nuk ka shkuar më tej se gjysmëfinalja.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Brazilit, në skuadrën prej 26 lojtarësh të njoftuar nga trajneri Tite, marrin pjesë 16 futbollistë që nuk kanë përvojë në Kupën Botërore. Në skuadër janë përfshirë edhe 39-vjeçari Dani Alves dhe 38-vjeçari Thiago Silva.

Skuadra e Brazilit, i cili në grupin G do të përballet me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin, përbëhet nga këta futbollistë:

Portierët: Alisson (Liverpool), Ederson (Manchester City), Weverton (Palmeiras)

Mbrotjësit: Bremer (Juventus), Eder Militao (Real Madrid), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Thiago Silva (Chelsea), Alex Sandro (Juventus), Alex Telles (Sevilla), Dani Alves (Pumas), Danilo (Juventus)

Mesfushorët: Bruno Guimaraes (Newcastle United), Casemiro (Manchester United), Everton Ribeiro (Flamengo), Fabinho (Liverpool), Fred (Manchester United), Lucas Paqueta (West Ham United)

Sulmuesit: Antony (Manchester United), Gabriel Jesus (Arsenal), Gabriel Martinelli (Arsenal), Neymar (Paris Saint-Germain), Pedro (Flamengo), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham), Rodrygo (Real Madrid), Vinicius (Real Madrid).