Bledi Dika: Të emigrosh pa protestuar një ditë

Fenomeni më i poshtër, më fatkeq, i zymtë e i plogësht është shpopullimi i Shqipërisë. Akoma më shumë është emigrimi pa protestuar një ditë. Paradoks i madh tek sheh njërëzit në maj të gomoneve duke b...
Bledi Dika: Të emigrosh pa protestuar një ditë
Foto: Bledi Dika: Të emigrosh pa protestuar një ditë

Fenomeni më i poshtër, më fatkeq, i zymtë e i plogësht është shpopullimi i Shqipërisë. Akoma më shumë është emigrimi pa protestuar një ditë.

Paradoks i madh tek sheh njërëzit në maj të gomoneve duke bërë shqiponjën me duar medemek për dashuri ndaj atdheut. Për dashurl ndaj atdheut thyen ligje kufijsh e rrezikohet burgu i huaj. Ndërkohë ndaj hajdutëve që kanë pushtuar shtetin nuk kanë protestuar një ditë, por sa vjen mundësia e parë mbledhin plaçkat dhe ia mbathin nga sytë këmbët.

Situata është normalisht më pak e rrezikshme se lufta, por arratisja nga vendi është më e madhe. Nuk e imagjinoj situatën e braktisjes dhe emigrimit sikur vendi të ishte në luftë klasike… kush do të qendronte të mbronte atdheun? kur kjo nuk po bëhet ndaj një armiku shumë më të dobët dhe shumë më ordiner siç është sekti që Qeveris.

Kuptoj ata emigrant që kanë protestuar dhe janë përpjekur që situata politike të ndryshoj në mënyra e forma të ndryshme, por pjesa më e madhe jo vetëm nuk ka bërë gjë, por madje janë ende admirues të bordellos rilindase. Fatalitet!