Berisha: Nëse Greqia shtrihet me 12 milje, Shqipëria humbet triliona Euro naftë

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse Greqia shtrin territorin e saj detar deri në 12 milje, Shqipëria humbet triliona Euro naftë dhe gaz. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ...
Berisha: Nëse Greqia shtrihet me 12 milje, Shqipëria humbet triliona Euro naftë
Foto: Berisha: Nëse Greqia shtrihet me 12 milje, Shqipëria humbet triliona Euro naftë

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse Greqia shtrin territorin e saj detar deri në 12 milje, Shqipëria humbet triliona Euro naftë dhe gaz.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Berisha tha se territori që humbet Shqipëria është me qindra kilometra katror.

Tani kanë ndryshuar rrethanat dhe tani Greqia ka kërkuar 12 milje, se atëherë ishte për 6  milje. Shqipëria me 12 milje humbet qindra kilometra det dhe zonat që mbajnë triliona Euro naftë dhe gaz”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri tregoi dhe përparësitë e Shqipërisë me marrëveshjen e 2009-ës, kur vendet ranë dakord për zgjerim deri në 6 milje. Po ashtu ai tha se “nuk i diktojmë ne Greqisë që të qëndrojë me 12 milje apo me 6 milje, por nëse do jemi në gjykatë apo në negocim nuk mund të lejohet të ndryshojë rregullat”.