Banorët e rrugës “5 maji” në Tiranë, vijojnë protestën kundër vendimit për tu shembur banesat

Banorët e rrugës “5 maji” në Tiranë, vijojnë ende ne orët e mbrëmjes, protestën kundër shembjes se banesave te tyre. Për mikrofonin e mediave, ata shprehen se shembja e banesave është në kundërshtim t...
Banorët e rrugës “5 maji” në Tiranë, vijojnë protestën kundër vendimit për tu shembur banesat
Foto: Banorët e rrugës “5 maji” në Tiranë, vijojnë protestën kundër vendimit për tu shembur banesat

Banorët e rrugës “5 maji” në Tiranë, vijojnë ende ne orët e mbrëmjes, protestën kundër shembjes se banesave te tyre.

Për mikrofonin e mediave, ata shprehen se shembja e banesave është në kundërshtim të ligjit.

Ata thonë se kanë gjetur planin e fshehur të Bashkisë, ku në vend të shtëpive të tyre do të ndërtohen kulla.

“Kërkojmë që të mos prishen shtëpitë tona. Nuk kemi asgjë me askënd. Asnjeri nuk duhet të na cenoj shtëpitë tona pa marrëveshje pa konkratë përfundimtare. Është e padrejtë që të na prishet shtëpia dhe të na thonë se shtëpitë do I merrni pas dy muajsh. Kemi gjetur planin e fshehur, do ndërtohen kulla. Bashkia e Tiranës nuk e publikon projektin. Ju bëj thirrje banorëve që të mos dorëzohen. Tre familje ka mashtruar Bashkia e Tiranës, as një nga ne nuk a firmosur kontrata.”