430 kg kokainë në Fier/ Flet eksperti i kriminalistikës: Duhet të jetë një grup i strukturuar pasi është hera e parë që droga ka hyrë në Shqipëri duke kaluar të gjitha kontrollet

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa e cilëson rast flagrant laboratorin e drogës që u zbulua në Fier, ku u kapën 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro. Në një intervistë televizive, Softa thotë...
430 kg kokainë në Fier/ Flet eksperti i kriminalistikës: Duhet të jetë një grup i strukturuar pasi është hera e parë që droga ka hyrë në Shqipëri duke kaluar të gjitha kontrollet
Foto: 430 kg kokainë në Fier/ Flet eksperti i kriminalistikës: Duhet të jetë një grup i strukturuar pasi është hera e parë që droga ka hyrë në Shqipëri duke kaluar të gjitha kontrollet

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa e cilëson rast flagrant laboratorin e drogës që u zbulua në Fier, ku u kapën 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro. Në një intervistë televizive, Softa thotë se duhet të jetë një grup i strukturuar pasi është hera e parë që droga ka hyrë në Shqipëri duke kaluar të gjitha kontrollet ndërsa sasia e lëndës narkotike fshihej mes thasëve me pleh kimik.

“Këto janë format e kamufluara të futjes së lëndës narkotike. Mund të vijë përmes rrobave, veshjeve, aeroportit por ky ishte rast flagrant se sasi të jashtëzakonshme futen përmes kimikateve dhe tregon se është laborator i mirëfilltë. Besoj që funksionon grup i strukturuar. Është ndërmarrje e madhe që komprometon struktura, njerëz dhe individë. Nuk janë njerëz të zakonshëm”, tha Softa.

Po ashtu theksoi se grupet shqiptare nuk veprojnë vetëm dhe ngriti pikëpyetjen se si laboratori i drogës nuk u zbulua nga përgjimet e policisë shqiptare por pati sinjalizim nga ndërkombëtarët. Sipas Softës, mallrat që vijnë nga vendet e dyshuara duhet të futen në kontroll të imtësishëm.

“Kjo dëshmon që tregtimi i kokainës nuk është shqiptare, por e ndërthurur mes shqiptarëve dhe të huajve. Si është e mundur që nga përgjimet s’është identifikuar? Nuk ka një të dhënë që ka ardhur si rrjedhojë e përgjimeve nga policia shqiptare, por nga ndërkombëtarët. Çdo lloj ngarkese duhet të kemi parasysh origjinën. Çdo mall që vjen nga vendet e dyshuara duhet të jenë me kontroll të veçantë, qoftë të plehrave kimike. Nuk do të përqendrohemi vetëm këtu. Fakti që janë të armatosur tregon se janë të përgatitur për çdo gjë. Ky grup është i mirëorganizuar. Duhet parë nëse ka ambiente të tjera që mund të jenë ndihmëse”, tha Softa.