39-vjeçarja shkon e plagosur në spitalin e Vlorës, policia: Dyshohet nga armë zjarri

Një grua është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e ...
39-vjeçarja shkon e plagosur në spitalin e Vlorës, policia: Dyshohet nga armë zjarri
Foto: 39-vjeçarja shkon e plagosur në spitalin e Vlorës, policia: Dyshohet nga armë zjarri

Një grua është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, sipas policisë dyshohet të shkaktuara me armë gjahu.

Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale. Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.