Maja Koçijançiç Zëdhënësja e BE u ka bërë thirrje, përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare si dhe partive politike që të mos dyshojnë integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Në një reagim, Koçijançiç shprehet se BE është në mbështetje të plotë të punës së shkëlqyer, që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë Shqipërinë më afër BE-së.
Deklarata e Maja Koçijançiç
Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.
Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë.
- Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë./ apel.media