Pasi fitoi 3 ndeshje radhazi në krye të stolit, trajneri Egbo duket se është nga Presidenti Halili si trajneri që do të vazhdojë të drejtojë Tiranën deri në fund të kampionatit.
Nigeriani theu “mallkimin” e derbit, duke mposhti Partizanin, më pas Flamurtarin dhe Laçin. Duket se nigeriani ju ka vënë pas objektivave kryesorë të klubit, si për shembull të fitojë titullin kampion.
Postimi i faqes zyrtare të klubit:
“Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.
Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur ti besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatese për të drejtuar skuadrën.” /apel.media