Zyrtare/ Tirana blen kartonin e Taulant Seferit

Tirana e sezonit të ri fillon nga sulmi. Konkretisht, nga Taulant Seferi. Tetovari që erdhi nga Zvicra në formë huazimi, tashmë është bërë pronë e bardhebluve, me president Refik Halilin. Lojtari ësht...
Zyrtare/ Tirana blen kartonin e Taulant Seferit
Foto: Zyrtare/ Tirana blen kartonin e Taulant Seferit

Tirana e sezonit të ri fillon nga sulmi. Konkretisht, nga Taulant Seferi. Tetovari që erdhi nga Zvicra në formë huazimi, tashmë është bërë pronë e bardhebluve, me president Refik Halilin.

Lojtari është i grumbulluar me kombëtaren, por ka marrë një “dhuratë” të tillë nga presidenca e 25 herë kampionëve të vendit, e cila nuk ka pasur një nxitim të tillë për trajnerin, sikurse e do rendi nromal i punëve në një klub normal.

Një sinjal që Shehi vështirë të marrë “biletë” vazhdimësie.

Ja njoftimi i bardhebluve:

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021-2022. Taulant Seferi, i huazuar në 6-mujorin e fundit të sezonit që lamë pas nga skuadra zvicerane e Young Boys, tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin e YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu, duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim!