Zyrtare: Prishtina shkarkon Armend Dallkun

Vetë Dallku e kishte konfirmuar prej ditësh publikisht, po Prishtina ka vendosur ta bëjë zyrtare vetëm mesditën e sotme. Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi nuk do të jetë në krye të stolit kryeqytetas në sezonin e ardhshëm. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet me drejtuesit në lidhje me merkaton dhe objektivat e sezonit të ri.

Klubi i Prishtinës e falenderon Dallkun për kontributin e dhënë sezonin e shkuar, ku u shpall edhe fitues i Kupës së Kosoves. Në vend të tij do të vendoset Zekirija Ramadani, tre herë fitues i titullit në Kosovë me Feronikelin dhe Trepça ‘89. /vipsport.al/

Postimi nga klubi i Prishtinës:

Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun. Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës. Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.

Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me gol-dallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës.

Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare. Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës. FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës.

Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me DallkunKlubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierësPrishtina ka shkëputur…

Gepostet von FC Prishtina am Mittwoch, 16. September 2020