Lajme të mira për mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani. Tashmë është zyrtare, Rrahmani tashmë është pjesë e skuadrës së së Napoli-t.
Mësohet se marrëveshja mes mbrojtësit dhe Napoli-t është mbyllur. Drejtuesit e Napoli-t do të shpenzojnë 14 milionë euro për kartonin e mbrojtësit dhe 1.5 mln € në formë bonusesh për Verona-n.
Rrahmani ka firmosur një kontratë me napoletanët deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë rreth 1.8 mln € në sezon.
Për 26-vjeçarin Verona pagoi vetëm 2 milionë euro, ndërsa tani do të përfitojë 7-fish. Lëvizje e zgjuar. /apel.media