Zyrtare: Juventus zyrtarizon afrimin e Arthur nga Barcelona

Pas Barcelonës, edhe Juventusi ka zyrtarizuar afrimin e Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo për 72 milionë euro të pagueshme në 4 këste. Vlera mund të rritet edhe me 10 milionë euro në formë bonusi në rast se arrihen kushtet e paravendosura në kontratën mes dy klubeve.

Arthur ka firmosur për 5 vite me bardhezinjtë me një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon, deri në 30 qershor 2025.

Ndërsa Pjanic u shit te Barcelona për 60 milionë euro dhe 5 bonus, teksa Juventusi shpjegon se nga kartoni i boshnjakut u fituan 41.8 milionë euro.