Zyrtare: Jay-Z merr në dorë imazhin e Milanit

Milani është klubi i parë i futbollit që ka një marrëveshje me Roc Nation, një agjenci në pronësi të Jay-Z që kujdeset për të përmirësuar imazhin dhe markën e klientëve të saj.

Deri më tani Roc Nation kishte bashkëpunuar në botën e futbollit vetëm me atletë: në ekipin e reperit amerikan tashmë ka disa lojtarë të Serie A si Bernardeschi dhe Lukaku.

Agjensia do të kujdeset për disa aspekte që lidhen me marketingun dixhital dhe argëtimin për klubin AC Milan. Bashkëpunimi u bë zyrtar sot, por të dy kompanitë tashmë kanë punuar së bashku: në maj ata organizuan një event bamirësie për të mbledhur fonde për spitalet në Lombardi më të prekur nga Coronavirus.