Zyrtare: Ibrahimoviç sërish lojtar i Milanit

Zbulohet se para disa minutash është bërë zyrtar “rikthimi” i Zlatan Ibrahimoviç tek skuadra e Milanit, me të cilën ka firmosur një kontratë 6-mujore. Ky ambient nuk është i panjohur për 38-vjeçarin, i cili ka luajtur dhe më parë në vitet 2010-2012, duke shënuar 56 gola në 85 ndeshje të luajtura.

Në kohën kur Ibra luante për ekipin “Rossonero”, Milan arriti të fitoi një titull të Serie A dhe një Superkupë të Italisë, por tashmë Milani nuk ndodhet në situata aq komode, duke u renditur në vendin e 11-të dhe duke pësuar humbjen më të thellë në 21 vitet e fundit nga Atalanta, 5 me 0. /apel.media