Para pak minutash, mesfushori Julian Weigl është bërë blerja më e re e Benfica-s.
Weigl u transferua tek kampionët e Portugalisë nga skuadra e Dortmund për shumën e 20 mln €.
Mesfushori u bashkua me skuadrën e Dortmund në vitin 2015 dhe gjatë këtyre viteve ka patur oferta dhe nga Barcelona apo Real Madrid për shumën e rreth 100 mln €. Por mesa duket, gjermani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Portugali. /apel.media