Zv ministrja Vodo: “Ja si ta kuptoni nëse apartamenti juaj është i banueshëm pas tërmetit”

Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, dha një sqarim për të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

E ftuar në Faxweb, ajo tregoi se inxhinierët kanë shkuar në çdo banesë dhe në çdo kat ku kanë inspektuar cilësinë dhe kanë vendosur nëse mund të rikonstrukturohet apo të kalojë në prishje.

Sipas saj, tashmë mjafton me një klikim dhe çdo qytetarë kupton se në çfarë cilësie është banesa e tij.

‘Më lejoni të them në lidhje me pjesëmarrjen e zonave më të mëdha të rrezikshme, puna e parë ishte e dëmtuar rëndë që mund të rikonstrukturohet dhe mund të kalojë në prishje. Ne kemi të bëjmë me një prishje tani duke i klasifikuar në bazë të një formulari, i cili është bërë nga banka dhe  komuniteti evropian. Tani mos të harrojmë një gjë që puna ka qenë shumë intensive me inxhinierët, ata kanë shkuar në katin e dytë, në katin të tretë. Mund të ketë ndodhur që edhe njerëzit nuk kanë qenë. Shumë e lehtë për njerëzit mund të klikojnë një link dhe të shkojnë tek google map dhe të shohin nëse apartamenti është i banueshëm. Megjithatë më lejoni të them që qytetarët duhet të drejtohen në njësitë administrative, e dyta nëse nuk arrijnë të marrin një përgjigje të shkojnë në zyrën e njësisë bashkiake ku jetojnë’, tha Voda./apel.media