Zv.ministrja Fino pret zyrtarin e lartë të NATO-s, në fokus integrimi dhe siguria në rajon

Zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino ka pritur në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë dhe Përfaqësuesin Special për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina.

Në një postim në rrjetet sociale, zv.ministrja Fino bën me dije se gjatë takimit që u zhvillua në ambientet e MEPJ-së, diskutuan mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit euroatlantik.

Gjithashtu, Fino dhe zyrtari i lartë i NATO-s u, biseduan veçanërisht për situatën komplekse dhe të paparashikueshme të sigurisë në Evropë.