Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i rrjetit social Facebook, sheh në planet e tij ambicioze,zgjerimin e realitetit virtual. Sipas tij realiteti virtual duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë.
“Ne kemi një objektiv,” tha Ai. “Duam 1 miliard njerëz në realitetin virtual.”
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një aktiviteti të mbajtur nga kompania e tij Oculus ku u prezantua edhe një pajisje e re e cila kushton 200 dollar, Oculus Go.
Kjo pajisje do të asistojë vizionin e Zuckerberg dhe do të jetë e disponueshme në shitje nga viti i ardhshëm.
“E ardhmja ndërtohet nga ata që besojnë se mund ta bëjnë më të mirë,” tha Zuckerberg gjatë fjalës së tij hapëse.
Ai tha se kompanisë i duhet të gjejë pikat e forta të realitetit virtual dhe këtë pritet të përmbushë Oculus G./apel.media