“Zoti ju faltë parajsën”, mesazhi i profesorit për çiftin që u shua në aksidentin tragjik: Dy studentët më të mirë të gjeneratës

27-vjeçari Gazmend Ukalli nga Kërçova dhe e fejuara e tij 23-vjeçare Albina Beluli nga Tetova janë dy nga viktimat e tragjedisë në Struma të Bullgarisë.

Gazmendi ka punuar në kabinetin e kryetarit të komunës së Kërçovës, ndërsa në Stamboll kishin shkuar të festojnë ditëlindjen e tij të 27-të.

Profesori Ylber Sela ka shkruar në facebook se ata ishin dy studentët më të mirë të gjeneratës.

“Lajm i trishtë. Zoti ju faltë parajsën. Dy studentët më të mirë të gjeneratës. Ngushëllime familjeve të tyre, studentëve të gjeneratës të Albinës dhe Gazmendit. Ngushëllime edhe gjithë të tjerëve…!”, shkruan Sela.