Zjarret në Australi mesa duket po përhapen me shpejtësi marramendëse.
Mediat e huaja raportojnë se tymi i zjarreve ka mbërritur dje deri në Kili dhe Argjentinë.
Bëhet fjalë për një largësi rreth 12.000 kilometra larg nga Australia.
Shërbimi meteorologjik kilian raporton se zjarri është parë mbi të gjitha në zonën qendrore të Kilit, ku një re e madhe tymi ka mbuluar qiellin duke qëndruar në këto kushte deri sot.
Reja e tymit ka bërë që dielli të shfaqet me tonalitete më të kuqe dhe është në një lartësi të konsiderueshme, 6000 metra mbi nivelin e detit.
Aktualisht, tymi nuk përbën rrezik për jetën e banorëve.
E vetmja pasojë për momentin është reduktim i rrezeve ultravjollcë./apel.media