Zjarret në Shqipëri/ KLSH: Mungojnë helikopterët, zjarrfikësit, s’kanë mjetet e nevojshme

Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë shkelur ligjin sa i përket menaxhimin të situatës me zjarret në vend gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2021. Kështu thuhet në raportin e vitit 2021 të Këshillit të Lartë të Shtetit, pas auditimin për mbrojtjen e Emergjencave Civile.

Sipas raportit thuhet se nga 4 helikopterë ‘cougar’ që kanë Forcat e Armatosura vetëm njëri është funksional, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë veshje dhe pajisje e makinat zjarrfikëse janë të viteve 1960-1970. Në 55 bashki janë 152 zjarrfikëse, 131 në gjendje pune, 11 me defekt dhe 10 jashtë përdorimit. Në Shqipëri 1 zjarrfikës për 2185 banorë, u shkel ligji duke kaluar 205 banorë për 1 zjarrfikës.

‘Niveli qendror dhe lokal nuk ka burimet njerëzore dhe teknike të mjaftueshme për reagim ndaj situatave emergjente/zjarret. Nga 61 Bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme.’ vlerëson KLSH.

Sipas KLSH është shkelur ligji për marrjen e helikopterëve me qira për shuarjen e zjarreve në vend, ku thuhet se helikopterët u paguan për rrugën rrugën Berlin- Shqipëri, ndërsa duhet të paguheshin për fluturimet brenda në Shqipëri. KLSH thotë kompania e helikopterëve u pagua mbi 36 mln lekë për 89 orë pune dhe kompania duhet t’i kthejë kthejë shtetit 4.6 mln lekë shtet, për pagesën për rrugën Berlin-Tiranë.

‘Është likuiduar shoqëria “V.H.” për vlerën 36,069,300 lekë, për 89.06 orë pune operacionale të helikopterëve të kontraktuar për fikjen e zjarreve. Regjistri i mbajtur për orët operacionale të helikopterëve më datë 03.08.2021, pasqyron Berlin(Gjermani)-Shqipëri 11,53 orë operacionale x 405,000 lekë/ora = 4,669,650 lekë, veprim në kundërshtim me pikën 2.6 të marrëveshjes në të cilën është shprehur në mënyrë eksplicite se “Njësia mbi të cilën bëhet përllogaritja e shpenzimeve të kryera, është për orë pune operacionale ku “Kohë pune operacionale”, do të konsiderohet koha nga momenti i ngritjes së helikopterëve nga V. Baldushk-Tiranë deri në kthimin në Baldushk-Tiranë….”.Vlera 4,669,650 lekë përbën dëm ekonomik për AKMC dhe Buxhetin e Shtetit dhe duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria V.H.” shpk.’- thuhet në raport.

Po kështu, thuhet se gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuar për emergjencat civile (zjarret), ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë. Konkretisht Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopter gjithsej që ka për emergjencat civile (zjarret), ka në gjendje operacionale vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë verës së këtij viti.

Audituesit kanë konstatuar gjithashtu se nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nuk janë përdorur Kapacitetet e Paralajmërimit të hershëm.

“Deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, nuk është realizuar (është në proces) rehabilitimi i stacioneve hidrometeorologjike të cilat janë në pronësi të AKMC-së, që do të përdoren për detyra operacionale nga IGJEO. Njëkohësisht numri i vrojtuesve dhe sinjalizuesve të kontraktura nga njësitë vendore është në nivel të kufizuar” thuhet në auditim.