Zjarr pranë ish fabrikës së miellit në Elbasan

Një sipërfaqe me shkurre përreth ish fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses vuri nën kontroll flakët e zjarrit i cili ni...
Zjarr pranë ish fabrikës së miellit në Elbasan
Foto: Zjarr pranë ish fabrikës së miellit në Elbasan

Një sipërfaqe me shkurre përreth ish fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses vuri nën kontroll flakët e zjarrit i cili nisi të përhapej me shpejtësi në zonë e cila rezulton e populluar me banesa.

Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë djegija e plehrave nga një banor i zonës.

I gjithë territori i ish fabrikës së miellit është pushtuar nga shkurret dhe papastërtitë duke përbërë rrezik vecanërisht gjatë stinës së verës.