Zjarr në fabrikën e çantave- Vdesin 43 punëtorë, shpëtojnë 60 të tjerë

Mësohet se,43 punonjës të një fabrike çantash, kanë humbur jetën në kryeqytetin Indian Delhi. Kjo ndodhi pasi ndërtesa ku ata punonin u përfshi nga flakët.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se zjarri shpërtheu në ndërtesën katër-katëshe, në lagjen e vjetër të bllokuar të qytetit, të dielën në mëngjes.

Mësohet se më shumë se 60 njerëz kanë arritur që të shpëtojnë, ndërsa ende nuk dihen,shkaqet e zjarrit./ apel.media