Zjarr i madh në Rrogozhinë, flakët përpijnë ullinjtë, rrezikohen banesat aty pranë

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat mes Gosës dhe Rrogozhinës. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se në kodrën ku ka rënë zjarri janë mbjellë disa hektarë me ullinj të cilët janë përfshirë nga flakët.

Zjarri është i përmasave të mëdha dhe po rrezikon edhe banesat që ndodhen aty pranë.

Ndërkohë në vendngjarja kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e flakëve por po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer.