Zhvillohet sot çështja në Gjykatën e Lartë ndaj ish ministrit Saimir Tahiri

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela dalin sot para Gjykatës së Lartë. Si ish-ministri dhe ish-polici kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim.

Gjykata e shkallës së parë e dënoi Tahirin më 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre, një akuzë që nuk ishte ngritur nga Prokuroria.

Sot në orën 10:00 një treshe gjykuese pritet të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Tahiri dhe Çela, por nga ana tjetër dhe kërkesën e SPAK, që e ka akuzuar për trafik droge.