Zhvillohet ceremonia zyrtare, kancelarja Merkel takohet me kryeministrin Rama

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave. Aty e priti i zoti kryeministri Edi Rama. Gjithçka eshte e organizuar, ku në nder të kancelares gjermane u organizua dhe një ceremoni zyrtare.

Pasi u ulën në poltronët e tyre, siç e përcakton dhe protokolli, u vendosën dhe dy himnet kombëtare, ai i Shqipërisë dhe i Gjermanisë.