Zhvillohet ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave

 
U zhvillua sot në Institucionin e Presidentit të Republikës ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave.

Përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, u betuan pas leximit të formulës së betimit:

Zoti Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Zonja Albana Koçiu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

Zonja Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit;

Zonja Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Zoti Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.