Zhvillimet ekonomike boterore/ Ministrja Ibrahimaj merr pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, morën pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të...
Zhvillimet ekonomike boterore/ Ministrja Ibrahimaj merr pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së
Foto: Zhvillimet ekonomike boterore/ Ministrja Ibrahimaj merr pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, morën pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në San Marino.

Ky takim mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse. Më në veçanti, në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat e rimëkëmbjes post-COVID dhe tensionet gjeopolitike.

*Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej muajit tetor të vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën dhe San Marinon. Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës është z. Federico Giamusso.

*Republika e Shqipërisë është anëtare e Grupit të Bankës Botërore që prej vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor. Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës është z. Matteo Bugamelli.