Më në fund, pas dy ditësh qëndrimi në koma është zgjuar Olsi Hajdari, djali që u helmua bashkë me gruan e tij, e cila për fat të keq humbi jetën.
E vetmja gjë që mban mend ai është momenti kur janë larguar për të fjetur.
“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tha ai.
Ndërsa prindërit e djalit, tregojnë dhe çastet kur gjetën çiftin në dhomën e tyre.
“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurie./apel.media