Zgjerimi me 12 milje në Jon, ironizon Berisha: Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar qëndrimin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili falenderoi kryeministrin Rama për qëndrimin e mbajtur rreth çështjes së detit.

Në një intervistë për ABCnews, Berisha thotë se falenderimi është pak dhe se Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore.

“Ky përsëriti pas 106 vitesh jo në tokë por në det, protokollin e Korfuzit. Ky e bëri fakt të kryer, dhe u thotë shqiptarëve, se në nuk na prek zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë. 6 mijë që kishte Greqia janë të barabarta me 12 milje që do ketë tani”, tha Berisha.

Lexo edhe: https://apel.media/parlamenti-grek-miraton-me-284-vota-pro-dhe-asnje-kunder-zgjerimin-e-kufirit-detar-me-12-milje-ne-detin-jon/