Zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, Dua Lipa dhe babai i saj thirrje bashkëatdhetarve

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, dhe vajza e tij, i kanë bërë thirrje emigrantëve Kosovarë kudo në botë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të datës 14 shkurt.

Qytetarët kosovarë në botë kanë të drejtë të votojnë me anë të postës, prandaj dhe Dukagjin Lipa së bashku me këngëtaren e mirënjohur i bëjnë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Të qenit larg shtëpisë sonë nuk na ndalon të përdorim zërat tanë dhe të formojmë të ardhmen e vendit tonë. Unë kam votuar dhe kështu mund të jesh edhe ti. Ndiqni linkun në Instastory-in tim dhe shkarkoni fletët tuaja të votimit për të hedhur votën tuaj”, shkruan Dukagjin Lipa.

Këtë postim e ka rishpërndarë në InstaStory edhe vet Dua, e cila mesa duke i bashkohet thirrjes që qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhje më 14 shkurt.

Familja e Dua Lipës është zhvendosur në Britaninë e Madhë para se këngëtarja e njohur të vinte në jetë dhe më pas janë kthyer në vitin 2009 për të jetuar për disa vite. Më vonë Dua sërish do të rikthehej e vetme në Londër për të nisur një karrierë muzikore dhe tashmë është mjaft e njohur kudo në botë.