Zgjedhjet e pjesshme lokale, Patozi: Meta zgjodhi ta dekretonte datën e zgjedhjeve tani kur në PD është konflikti Berisha-Basha

Për ish-koordinatorin e “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi, Presidenti Ilir Meta po i jep oksigjen Sali Berishës me lëvizjet e fundit për të shpallur zgjedhjet e pjesshme lokale. Sipas Patozit,...
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Patozi: Meta zgjodhi ta dekretonte datën e zgjedhjeve tani kur në PD është konflikti Berisha-Basha
Foto: Zgjedhjet e pjesshme lokale, Patozi: Meta zgjodhi ta dekretonte datën e zgjedhjeve tani kur në PD është konflikti Berisha-Basha

Për ish-koordinatorin e “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi, Presidenti Ilir Meta po i jep oksigjen Sali Berishës me lëvizjet e fundit për të shpallur zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sipas Patozit, Meta duhet të kishte dekretuar datën e zgjedhjeve shumë kohë më parë, por zgjodhi ta bënte tani pikërisht kur në PD është krijuar konflikti Berisha-Basha.

“Është një lëvizje politike e Ilir Metës në ndihmë të Sali Berishës. Test për të dy forcat brenda PD. Presidenti duhet të bënte zgjedhjet atëherë kur ranë kryetarët.” ka thënë Patozi.

“Meta nuk e bëri zgjedhjet edhe për komisionin Vencias. Vetëm kur doli ky problemi mes Bashës e Berishës. Meta do ti japi oksigjeni. Ata duan të ekspozojnë Bashën si pakicë. Mund t’ja arrijnë këtë qëllim. Por kanë një gjë se do humbin një betejë me publikun shqiptarë. Se duan të provojnë se nuk janë misionar të opozitës e duhet ta kishin betejën me Edi Ramëns. Basha e Berisha do e humbin betejën nëse nuk do arrijnë të kenë kandidat të përbashkët.” tha Patozi.