Zgjedhjet e 30 qershorit në ‘Venecia’, Meta: Kurrë më votime moniste

Ne foto: Ilir Meta, President i Republikes se Shqiperise

Presidenti Meta ka nxjerrë 10 fakte dhe argumente për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit pasi të marrë opinionin nga Komisioni i Venecias, por shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave duke shkelur dhunshëm Demokracinë.

Sipas Metës nuk do të ketë kurrë më nuk do të ketë votime moniste në Shqipëri.

https://fb.watch/6lpOjpehDK/

 Postimi i plotë i presidentit Meta:

Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.